Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka kritikuar ashpër vendimet e arbitrave në ndeshjet çerekfinale të Champions League ndaj Atletico Madrid dhe ka thënë se katalanasit do bëjnë ankesë të re në UEFA.
Numri një i Barçës i quajti performancat e arbitrave dhe të VAR-it në të dyja sfidat si të turpshme.
Ajo çfarë na kanë bërë neve është e patolerueshme. Në ndeshjen e parë dhanë një penallti kundër nesh dhe nxorën një lojtar me karton të kuq, ndërkohë që duhej dhënë vetëm karton i verdhë sepse Guilano nuk e kishte kontrollin e topit. Kartoni i kuq na dëmtoi shumë”, tha presidenti i Barcelonës teksa njoftoi se do bëjë një tjetër ankesë në FIFA.
Javën e kaluar, pas çerekfinales së parë të Championist të luajtur në “Camp Nou”, katalanasit dërguan një ankesë në UEFA, por që nuk u mor parasysh.
“Ka një seri vendimesh të arbitrave që na kanë dëmtuar. Në sfidën e kthimit, Eric Garcia nuk ishte lojtari i fundit pasi aty ishte edhe Kounde.
Arbitri dha një karton të verdhë ndërsa VAR-i e ktheu vendimin. Goli i Ferranit ishte i saktë dhe ndërhyrja ndaj Olmos ishte penallti.
Gjitashtu ndërhyrja ndaj Fermin ishte e patolerueshme pasi e gjakosi atë. Asnjë karton nuk u dha dhe kjo është e papranueshme”, tha Laporta.
Në ndeshjen e parë çerekfinale, Bacelona bëri një ankesë në UEFA për prekjen me dorë të topit nga ana e lojtarit të Atleticos, Pubill e cila nuk u mor parasysh nga UEFA.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)