play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Rrjetet sociale, Von Der Leyen njofton lançimin e aplikacionit për verifikimin e moshës

today15/04/2026

Background
share close

Një pikë kthese evropiane për sigurinë digjitale dhe sovranitetin teknologjik. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi lançimin e një aplikacioni që do t’u lejojë përdoruesve të verifikojnë moshën e tyre në internet, shkruan La Repubblica.

Ky aplikacion evropian do të testohet në pesë shtete anëtare, përfshirë Italinë. Ai do të shërbejë si një mjet për verifikimin e moshës: “Është teknikisht gati dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të qytetarëve. Ky aplikacion do t’u lejojë përdoruesve të vërtetojnë moshën e tyre kur hyjnë në platformat online.”

Sipas Rregullores së Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), mosha e pëlqimit dixhital është vendosur në 16 vjeç. Megjithatë, rregullorja u lejon shteteve individuale ta ulin këtë kufi në minimum 13 vjeç.

Italia po lëviz gjithashtu për të shtrënguar kufijtë e moshës për aksesin në mediat sociale, pas një debati të gjerë të shkaktuar nga sulmi ndaj një mësuesi në zonën e Bergamos dhe dy vendimeve të gjykatave amerikane që akuzojnë mediat sociale se janë të dizajnuara për të krijuar varësi dhe për të dëmtuar shëndetin mendor të atyre që i përdorin ato, veçanërisht të miturve.

Von der Leyen tha se aplikacioni është “teknikisht gati” dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë qytetarët e BE-së. Në një përpjekje për të adresuar shqetësimet e hershme në lidhje me mbikëqyrjen digjitale, Komisioni theksoi se mjeti përmbush standardet më të larta të privatësisë në botë.

Si funksionon aplikacioni për të verifikuar moshën e përdoruesve

Aplikacioni ofron verifikim pa të dhëna. Përdoruesit, kuptohet, do ta konfigurojnë aplikacionin duke përdorur pasaportën ose kartën e identitetit të tyre.

Megjithatë, softueri, nga respekti për privatësinë, dërgon vetëm konfirmimin e moshës në platformë, pa zbuluar identitetin e tyre.

“Është plotësisht anonim dhe përdoruesit nuk mund të gjurmohen”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Aplikacioni do të zhvillohet gjithashtu me burim të hapur, duke lejuar verifikimin nga palët e treta dhe gjithashtu duke u mundësuar vendeve partnere jo-BE të përvetësojnë teknologjinë.

Ky veprim sinjalizon një ashpërsim të qëndrimit të Brukselit kundër Big Tech. Von der Leyen argumentoi se ndërsa teknologjia ofron “mundësi të jashtëzakonshme”, peizazhi aktual i mediave sociale krijon një mjedis “varësues” që është i dëmshëm për mendjet në zhvillim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *