play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Transporti publik redukton shërbimin me 40%, vonesa të shumta dhe fluks i lartë qytetarësh në stacione

today15/04/2026

Background

Sektori i transportit publik në Shqipëri ka hyrë në një situatë të rënduar, ndërsa paralajmërimi i operatorëve për masa drastike është materializuar sot, duke sjellë pasoja të menjëhershme për qytetarët.

Një ditë pas njoftimit zyrtar nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, shërbimi është reduktuar me 40% të flotës, ashtu siç ishte paralajmëruar. Si pasojë, raportohet se në Tiranë janë regjistruar vonesa të shumta dhe fluks i lartë qytetarësh në stacione.

Dhjetëra qytetarë janë detyruar të presin për periudha të gjata për të siguruar transportin në stacione, ndërsa shumë prej tyre kanë pasur vështirësi për të mbërritur në kohë në destinacionet e tyre.

Operatorët e transportit kishin paralajmëruar më herët se vendimi vjen si pasojë e mungesës së ndërhyrjes institucionale për të përballuar rritjen e kostove, veçanërisht të karburantit. Sipas tyre, deri më tani nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi, nuk ka një plan konkret për lehtësimin e barrës financiare dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap për rishikimin e taksave që ndikojnë drejtpërdrejt në sektor.

Shoqatat theksojnë se situata ekonomike e operatorëve është përkeqësuar ndjeshëm, duke i vendosur në kushte të vështira për vijimin e aktivitetit. Ata nënvizojnë se reduktimi i shërbimit nuk është një zgjedhje, por një masë e detyruar për të përballuar krizën.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *