Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today13/04/2026
Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmi artistik me metrazh të gjatë “DUA” i relaizuar me regji të Blerta Bashollit do të ketë premierën në Cannes Film Festival.
Më poshtë është njoftimi i plotë i QKK-së.
Jemi jashtëzakonisht krenarë t’ju njoftojmë se filmi me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në SEMAINE DE LA CRITIQUE në kuadër të Cannes Film Festival. Filmi është përzgjedhur në mesin e vetëm 11 filmave të gjatë të edicionit të sivjetmë të këtij programi prestigjioz.
Kjo është hera e parë që një film kosovar përzgjedhet në SEMAINE DE LA CRITIQUE, një nga seksionet më prestigjioze dhe më kompetitive të festivalit, ku “DUA” do të garojë për katër çmime kryesore në kategorinë e filmave të gjatë.
Një dramë “coming of age”, e vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, filmi ndjek historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike.
Producentë janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë).
Filmi mbështetet nga Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)