play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Nga humbja e nënës te beteja me kancerin e bashkëshortit të saj dhe atentati ndaj babait, Ivanka Trump rrëfen momentet më të vështira të jetës

today10/04/2026

Background

Ivanka Trump ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe emocional në një intervistë në podkastin “Diary of a CEO”, ku foli për disa nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Vajza e Donald Trump nuk i mbajti dot lotët teksa kujtoi nënën e saj, Ivana Trump, duke theksuar ndikimin e madh që ajo pati në jetën e saj.

Ajo u ndal edhe te lidhja e ngushtë me gjyshen e saj, Marie Zelníčková, e cila jeton me familjen e saj dhe luan një rol të rëndësishëm në rritjen e fëmijëve. Ivanka tregoi se humbja e nënës ishte një goditje e fortë, pasi ndodhi shumë papritur.

Në intervistë, ajo foli edhe për sfidat shëndetësore të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, i cili është përballur me kancerin e tiroides, si dhe për ndikimin emocional që këto ngjarje patën në jetën e saj, duke e shtyrë të kërkonte ndihmë përmes psikoterapisë.

Një tjetër moment tronditës që ajo përshkroi ishte atentati ndaj babait të saj në Pensilvani, të cilin ajo e ndoqi drejtpërdrejt në televizor. Ajo u shpreh se përjetoi frikë dhe ankth, por besonte se ai do t’ia dilte. Ivanka theksoi se ka zgjedhur të falë autorin e sulmit, duke e konsideruar mbijetesën e të atit një bekim.

Në fund, ajo theksoi se të gjitha këto përvoja e kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë dhe të vlerësojë më shumë jetën dhe familjen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *