Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/04/2026
Negociatat e planifikuara midis Iranit dhe SHBA-së në Pakistan janë të pezulluara përkohësisht, për shkak të sulmeve izraelite në Liban dhe mosrespektimit të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara,
Tasnim dhe agjencitë e tjera iraniane që janë pranë Gardës Revolucionare, kanë mohuar raportet në disa media që pretendonin se delegacioni iranian kishte mbërritur tashmë në Islamabad për bisedime me amerikanët.
Al-Jazeera thekson se delegacioni iranian nuk është nisur nga Teherani për bisedimet e planifikuara këtë fundjavë, duke argumentuar se përderisa sulmet izraelite në Liban vazhdojnë, negociatat nuk mund të zhvillohen.
Vazhdimi i sulmeve ka krijuar pasiguri mbi zhvillimin e bisedimeve dhe, përveç kësaj, pala amerikane ka bërë ndryshime në një plan 10-pikësh që më parë ishte konsideruar i realizueshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)