play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

today09/04/2026

Background

Të dhënat satelitore konfirmojnë se qarkullimi i mjeteve lundruese në Ngushticën e Hormuzit mbetet në nivele minimale. Kjo situatë vjen dy ditë pas njoftimit të Presidentit amerikan Trump për një armëpushim dyjavor, me kusht hapjen e kësaj pike strategjike, e cila u bllokua që me nisjen e sulmeve më 28 shkurt.

Sipas Reuters, Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi nafte për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, pjesë e një plani të përbashkët kontrolli të propozuar me Omanin.

Raportet tregojnë se tarifat e kalimit mund të arrijnë deri në 2 milionë dollarë për tranzit.

Në tregjet financiare, çmimet e naftës kanë reflektuar pasigurinë mbi qëndrueshmërinë e këtij armëpushimi. Pasi ra nën nivelin e 92 dollarëve menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nafta bruto e llojit Brent u rrit me 2.2%, duke arritur në 96.70 dollarë për fuçi. Një rritje e ngjashme u shënua edhe për naftën amerikane WTI, e cila u tregtua me 96.90 dollarë.

Sipas vëzhguesve të tregut, luhatjet e çmimeve lidhen me raportimet për vazhdimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban, çka ka vënë në dyshim efektivitetin e armëpushimit të kushtëzuar.

Aktualisht, çmimet e energjisë mbeten më të larta krahasuar me periudhën para-konfliktit, ndërsa autoritetet portuale presin shenja të sigurta për të rinisur lundrimin e plotë në rajon.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *