Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sulmet e 28 shkurtit 2026, të ndërmarra nga Izraeli dhe SHBA-të ndaj Iranit, të cilat u pasuan me përhapjen e tensioneve në Gjirin Persik dhe në të gjithë Lindjen e Mesme kanë shkaktuar krizë në furnizimin me naftë në vendet aziatike.
Pas Indisë dhe Kinës, të cilat janë blerëset kryesore të naftës ruse që nga nisja e konfliktit në Ukrainë në vitin 2022, tashmë dhe vendet e tjera të kontinentit aziatik si Filipinet dhe Koreja e Jugut kanë drejtuar sytë nga Moska, duke dakordësuar blerjen e miliona fuçive me naftë bruto nga ky vend dhe kanë nisur furnizimin.
Qeveritë në rajon kanë prezantuar masa për kursimin e energjisë të tilla si zbatimi i javës katër ditore të punës, puna nga shtëpia apo dhe zgjerimin e subvencioneve të karburantit, ndërsa përballen me furnizimet e pakësuara pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, duke bllokuar rrjedhën e dërgesave të naftës.
Azia është përfshirë prej disa javësh nga kriza energjetike, ku si zgjidhje është rritur përdorimi i qymyrit, për furnizimin me energji të industrisë së tyre.
Konflikti në vendet e Gjirit dhe mbyllja e Kanalit të Hormuzit shkaktuan një rritje të madhe të vlerës së naftës së papërpunuar Brent, indeksi ndërkombëtar i naftës, u rrit me 63% në mars, rritja më e lartë mujore në dekada.
Çmimi i naftës, më 31 mars arriti në 118 dollarë për fuçi nga rreth 70 dollarë që ishte para fillimit të luftës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)