Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today02/03/2026
Mbrëmjen e djeshme u çel për herë të parë në Shqipëri Retro International Film Festival, një nismë e realizuar nga Begolli Production me drejtoreshë artistike Ardita Mullain. Ky festival synon rikthimin dhe rivlerësimin e kujtimeve, estetikës dhe vlerave artistike shqiptare dhe ndërkombëtare të viteve ’90, një periudhë e rëndësishme transformimi kulturor dhe shoqëror.
Hapja zyrtare e festivalit u shënua me shfaqjen e filmit “44 minuta” me regji të Besa Myftiu, një vepër që u prit me interes nga publiku dhe profesionistët e fushës. Pas shfaqjes, u zhvillua edhe një panel diskutimi, ku u trajtuan tematika që lidhen me kinemanë e asaj periudhe, ndikimin e saj në identitetin kulturor dhe rëndësinë e ruajtjes së memories filmike.
Retro International Film Festival do të vijojë edhe sot me një program të pasur aktivitetesh, i cili përfshin shfaqje filmash, diskutime dhe takime me krijues të kinemasë, duke i ofruar publikut një udhëtim nostalgjik dhe reflektues në kinemanë e viteve ’90.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)