play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

“Vëllai i madh” Epstein, le pa punë edhe ish-këshilltaren e Obamës

today13/02/2026

Background

Kathy Ruemmler, një avokate e njohur e bankës së investimeve Goldman Sachs, ka njoftuar dorëheqjen për shkak të korrespondencës së saj me Jeffrey Epstein, të dokumentuar në dosjen Epstein. Nga email-et mes të dyve, të cilat kishin nisur si një marrëdhënie profesionale para se ajo të hynte në Goldman Sachs, del në pah një miqësi e fortë, ku ajo e quan “vëllai im i madh” dhe e falenderon për dhurata të shtrenjta.

Ruemmler ka qenë gjithashtu këshilltare e Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të Barack Obama-s. Dorëheqja e saj do të hyjë në fuqi më 30 qershor.

email-et me Epstein

Bisedat me Epstein, që e kanë vënë Ruemmler në vështirësi, datojnë mes viteve 2014 dhe 2019: para se ajo të fillonte punë në Goldman Sachs në 2020, por shumë pas dënimit të parë të Jeffrey Epstein në 2008. Që atëherë, emri i Epstein lidhej qartë me dënimin për favorizim të prostitucionit të miturve.

Ndër email-et më problematike janë ato të vitit 2016, ku Ruemmler i shkruan Epstein për mundësinë e një pozicioni në hedge fund-in Citadel dhe ai i përgjigjet se ndoshta Ken Griffin, drejtuesi i fondit, “mund të jetë i interesuar për një grua”. Ajo i përgjigjet se nuk beson të punësohet për kuota gjinore. Epstein: “E kam fjalën në kuptimin sentimental”. Dhe ajo, me ironi: “Do të thuash se do t’i dërgosh një nga ruset e tua?”. Duke treguar se ishte e vetëdijshme për trafikun e modeleve që menaxhonte financieri.

Të tjera email-e të publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisëpërmendin dhurata të Epstein për Ruemmler: një çantë Hermès, produkte Apple, seanca spa, prerje flokësh dhe bileta avioni. “Sot jam e veshur krejtësisht nga xhaxhi Jeffrey! Çizme, çantë dhe orë Jeffrey!”, i shkruan ajo në janar 2019. Ruemmler ka deklaruar gjithmonë se marrëdhëniet me Epstein ishin “profesionale”, të nisura kur ajo punonte në studion ligjore Latham & Watkins.

Miqësia me Obamën

Kathy Ruemmler ka qenë gjithashtu këshilltare ligjore e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Obama dhe më parë, nga 2000 deri në 2001, pjesë e stafit ligjor të Bill Clinton. Karriera e saj publike përfundoi në 2014, kur dha dorëheqjen nga roli në Shtëpinë e Bardhë dhe, kur u përfol për një kandidaturë si prokurore e përgjithshme, ajo tha se “miqësia që kam me Obamën mund të jetë e papajtueshme me rolin”. Një “miqësi” mbi të cilën sot rikthehet vëmendja e mediave.

Ruemmler u bë pjesë e administratës Obama në janar 2009 si zëvendës prokurore e përgjithshme pranë Departamenti i Drejtësisë. Në 2011 shpëtoi administratën nga akuzat për ndërhyrje në një hua publike në favor të një donatori të demokratëve; në 2012 mbrojti vlefshmërinë e disa emërimeve të rëndësishme të Obamës, të kundërshtuara nga republikanët. Po në 2012, një foto e famshme e tregon Obamën duke përqafuar Kathy Ruemmler pas një vendimi të Gjykatës së Lartë: ishte rasti “Federata Kombëtare e Biznesit të Pavarur kundër Sebelius”, pas të cilit Ruemmler i komunikoi Obamës dhe shefit të kabinetit, Jack Lew, se ligji për Obamacare ishte konfirmuar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *