play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

“Shkundet” qeveria britanike, dy dorëheqje në 24 orë

today09/02/2026

Background

Tim Allan, drejtori i komunikimit i kryeministrit britanik Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 5 muajsh në detyrë. Kjo lëvizje vjen një ditë pasi u dorëhoq shefi i kabinetit të kryeministrit, Morgan McSweeney.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar krijimin e një ekipi të ri. I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”, ka deklaruar shkurtimisht Allan.

Starmer ka shprehur keqardhjen e tij për këtë emërim, duke theksuar se qeveria e tij mund të “shkojë përpara nga kjo pikë”.

Allan, ish-zëvendës sekretar për shtypin i Tony Blair dhe themelues i agjencisë PR Portland, u rikthye në Downing Street në shtator 2025 si pjesë e riorganizimit të fundit të ekipit të Starmer, në të cilin u transferua edhe Darren Jones nga Thesari. Ai zëvendësoi James Lyons, i cili kishte qenë drejtor i komunikimeve strategjike vetëm për 1 vit.

Tim Allan

Emërimi i Allan ngjalli polemika, pjesërisht për klientët që kishte marrë agjencia Portland. Tani, humbja e dy drejtuesve të lartë brenda 24 orëve rrit presionin ndaj Starmer dhe qeverisë britanike.

McSweeney dha dorëheqjen të dielën, 8 shkurt, pas presionit nga shumë deputetë laburistë.

Ndërkohë, aleatët e Starmer shpresojnë se largimi i McSweeney do të qetësojë zemërimin e deputetëve, por humbja e personit që shihej si arkitekti i ngritjes së Starmer është një goditje e madhe dhe kthen vëmendjen te arsyet pse vetë kryeministri miratoi vendimin për Mandelson.

Mediat e huaja shkruajnë se largimi i McSweeney e lë kryeministrin të ekspozuar në një periudhë sfidash politike dhe elektorale, përfshirë zgjedhjet e pjesshme në Gorton dhe Denton më vonë këtë muaj, që mund të përcaktojnë fatin e tij politik.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *