play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë

today05/02/2026

Background

Gjatë vizitës së tij në Vatikan, kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe edhe në varrin e Papa Françeskut. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali Zaho ata vendosën një buqetë me lule mbi varrin në Bazilikën e Shën Marisë në Romë aty ku prehet Papa.

Ndërkohë nuk mungon edhe një mesazh nga kryeministri i cili shprehet për Papa Françeskun se ka qenë mik i paharruar i Shqipërisë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Rama u prit në një takim nga Papa Leoni XIV.

Në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë thuhet se “Në bisedimet e përzemërta u theksuan marrëdhëniet e mira ekzistuese mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet mes komunitetit kishtar dhe atij civil”.

Gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga ambasadorja shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Rama i dhuroi edhe disa dhurata Papa Leonit. Ai i dhuroi Ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë e Papa Shën Leonit të Madh dhe e Shën Augustinit, së bashku me medaljonin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, si dhe numri më i fundit i revistës Art dhe Trashëgimi kushtuar trashëgimisë katolike shqiptare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *