Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Është riparuar defekti në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Vlorës, i cili la pa ujë banorët për rreth 5 ditë.
Me mbërritjen e pajisjeve hidraulike nga Turqia, pas mesnate, drejtoria e Ujësjellësit të qytetit bregdetar realizoi montimin e tubit kryesor. Prej orës 04:00 të mëngjesit ka nisur mbushja e depove me ujë.
Ekspertët e ujësjellësit po testojnë tubacionin e riparuar, duke rritur gradualisht presionin dhe sasinë e ujit të injektuar, për të garantuar funksionimin normal të sistemit.
Me mbushjen e plotë të depove, pritet që furnizimi me ujë për qytetarët e Vlorës të rikthehet gradualisht në normalitet.
Mungesa e ujit shkaktoi reagime dhe protesta nga banorët, të cilët u mblodhën para bashkisë dhe në disa raste bllokuan rrugët, duke kërkuar furnizim me ujë në banesat e tyre.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)