Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/10/2025
I kapur dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy doli nga shtëpia e tij mëngjesin e sotë për t’iu drejtuar burgut, nën brohoritjet e turmës që e priste jashtë.

Ish-presidenti francez përshëndeti mbështetësit përpara se të hipte në makinë dhe të nisej për në burgun La Santé.
Pak para tij, tre djemtë e Sarkozy, Jean, Pierre dhe Louis, dolën gjithashtu nga shtëpia, mes duartrokitjeve, ndërsa njerëzit kënduan edhe himnin kombëtar francez, La Marseillaise.
Pasditen e djeshme, Nicolas Sarkozi u prit në Pallatin Elysee nga Emmanuel Macron, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka planifikuar ta vizitojë në burg.
“Do të qëndroj me kokën lart”, ka deklaruar ish-presidenti kur mësoi për dënimin e tij, ndërsa vazhdon të deklarohet i pafajshëm në skandalin e konspiracionit kriminal për financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore nga Muammar Gaddafi, për të cilin u dënua me pesë vjet burg.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)