play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

LifeStyle

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

today21/10/2025

Background

Të dielën e kësaj jave, pra më 26 tetor, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas.

Prapa, lëvizin më 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 25 e 26 tetor, duke u ripozicionuar te ora 02:00. Kështu, mund të flemë një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale. Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, teksa siç dihet, të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internetin përditësohen automatikisht me orarin e ri.

Ora diellore qëndron në fuqi deri më 29 mars 2026, kur si gjithmonë në 03:00 të mëngjesit, në fuqi hyn ora ligjore, e njohur ndryshe si ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të tetorit e muajit mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur gjë nga BE-ja.

Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë ose të regjimit të orës diellore. Por pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, se duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e Bllokut.

Në vitin 2018, me 84% të votave, Parlamenti Europian u shpreh në favor të shfuqizimit të orës ligjore. Vendimi përfundimtar u la në dorë të secilit vend anëtar të Unionit.

Në Europë, ndryshimi i orës nuk ka qenë i njëtrajtshëm. Ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit e të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian u vendos nga viti 1981 e është rinovuar çdo katër vjet. Në mënyrë të qëndrueshme, norma europiane përcakton datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur akrepat shkojnë 60 minuta përpara) dhe përfundimin e saj (kur shkon një orë pas). Përfundimi: e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *