play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

LifeStyle

Një qytet spanjoll ndalon adoptimin e maceve të zeza gjatë Hallouinit

today20/10/2025

Background

Qyteti Terrasa në Katalonjë, Spanjë, ka ndaluar përkohësisht adoptimin e maceve të zeza nga strehat e kafshëve për të ndaluar ritualet e mundshme “mizore” gjatë Hallouinit.

Të gjitha kërkesat për strehimin ose adoptimin e maceve do të refuzohen nga 6 tetori deri më 10 nëntor për t’i mbrojtur nga lëndimi ose përdorimi i tyre si objekte, tha shërbimi vendas për mirëqenien e kafshëve.

Kryetari i bashkisë, Noel Duque, tha për RTVE se gjatë Hallouinit rriten shumë kërkesat për adoptimin e maceve të zeza.

Edhe pse macet e zeza shpesh lidhen me shtrigat dhe shihen si fat i keq në kulturën perëndimore, shumë vende të tjera, si Japonia e Egjipti, i konsiderojnë begati e mbarësi.

Këshilli i qytetit tha se nuk ka pasur raste keqtrajtimi ndaj maceve të zeza, por ka pasur incidente në zona të tjera dhe vendimi u mor pas paralajmërimeve nga grupet e të drejtave të kafshëve.

“Ne përpiqemi t’i ndalojmë njerëzit që të adoptojnë vetëm se mund të jetë trend apo ta bëjnë impulsivisht. Në raste si këto, që ne e dimë se ekzistojnë, për të parandaluar çdo lloj rituali makabër”, tha Duque.

Në Terrasa ka më shumë se 9800 mace dhe qendra e adoptimit ka mbi 100, 12 prej të cilave të zeza.

Këshilli i qytetit theksoi se masa është “e përkohshme dhe përjashtuese” dhe përfaqëson një mbrojtje të shtuar për mirëqenien e kafshëve, por tha se nuk hiqet si mundësi përsëritja e saj në të ardhmen.

Rastet përjashtimore gjatë afatit të përcaktuar do të vlerësohen individualisht nga qendra e adoptimit, kurse kërkesat e zakonshme do të vijojnë pas Hallouinit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *