play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

“Adoleshenca” triumfon në Emmy me gjashtë trofe

today15/09/2025

Background

Drama e Netflix “Adoleshenca” ishte fituesja e madhe e këtij edicioni të çmimeve Emmy, duke marrë gjashtë trofe. Seriali, që është shndërruar në shfaqjen e dytë më të ndjekur të platformës, fitoi në kategoritë: serial i kufizuar, regji, skenar dhe tri çmime aktrimi.

Owen Cooper bëri histori si fituesi më i ri ndonjëherë i çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor në një mini-serial.

“Është një përvojë krejtësisht surreale”, tha 15-vjeçari në skenë.

Ndërsa Erin Doherty mori çmimin për aktoren më të mirë dytësore në një mini-serial.

Stephen Graham triumfoi dy herë, duke fituar si skenarist dhe aktor kryesor në një mini-serial, duke lënë pas emra si Colin Farrell e Jake Gyllenhaal.

“E gjitha kjo është gjëja më e përulur që mund të imagjinoj në jetën time”, tha ai.

Nga ana tjetër, komedia e Apple TV+, The Studio, që tregon historinë e një studioje fiktive të Hollivudit, shkroi histori duke u bërë komedia më e vlerësuar ndonjëherë në një vit të vetëm në Emmy. Së bashku me çmimet e fituara javën e kaluar në Creative Arts Emmys, ajo theu edhe rekordin për më shumë fitore në një sezon debutues me plot 13 trofe. Seriali u shpall komedia më e mirë, ndërsa Seth Rogen fitoi si aktor, skenarist dhe regjisor i një komedie.

“Jam sinqerisht i turpëruar nga sa shumë më gëzon kjo”, u shpreh Rogen.

Drama mjekësore The Pitt fitoi tri çmime, mes tyre edhe për dramën më të mirë. Noah Wyle u shpall aktori më i mirë në një dramë, duke fituar për herë të parë pas disa nominimesh për “ER”.

“Kjo ka qenë një ëndërr e vërtetë”, tha ai, duke ia dedikuar çmimin punonjësve të spitaleve.

Kolegia e tij Katherine LaNasa surprizoi publikun, duke fituar si aktorja më e mirë dytësore në dramë, përpara yjeve të The White Lotus, Parker Posey dhe Carrie Coon.

Jean Smart fitoi për herë të katërt çmimin e aktores më të mirë në komedi për Hacks, ndërsa bashkëaktorja e saj Hannah Einbinder mori çmimin për aktoren më të mirë dytësore. Në skenë, Einbinder përfundoi fjalimin me thirrjen: “Liri për Palestinën”, duke sqaruar më pas se ndjente detyrimin si hebre të dallonte popullin hebre nga shteti i Izraelit. Në tapetin e kuq, Javier Bardem e Meg Stalter gjithashtu dhanë mesazhe për armëpushim dhe kundër regjimit izraelit.

Kryetari i Akademisë së Televizionit, Cris Abrego, përkujtoi vendimin e Kongresit për të hequr financimin e Corporation for Public Broadcasting, duke marrë bujë dhe reagime nga salla.

“Në një kohë ndarjesh, tregimi i historive ende ka fuqinë të na bashkojë”, tha ai.

Pas anulimit të diskutueshëm të The Late Show, Stephen Colbert fitoi Emmy-n për emisionin më të mirë të bisedave, mes duartrokitjeve të zjarrta. Ai falënderoi CBS për mundësinë dhe tha se shpreson që tradita e natës vonë të vazhdojë edhe më tej.

Apple shënoi suksese edhe me sezonin e dytë të Severance, ku Britt Lower mori çmimin për aktoren më të mirë në dramë, ndërsa Tramell Tillman u bë personi i parë me ngjyrë që fiton kategorinë e aktorit dytësor në dramë.

Mes surprizave ishte edhe fitorja e Jeff Hiller si aktor dytësor në komedi për serialin e HBO-së Somebody Somewhere, duke mposhtur Harrison Ford dhe Bowen Yang. Po ashtu, Cristin Milioti fitoi për aktoren kryesore në një mini-serial për The Penguin.

Kategoria e spektaklit special live solli përballë Beyoncé-n dhe Jay-Z-në, por trofeu shkoi për 50-vjetorin e Saturday Night Live. Ndërkohë, John Oliver shtoi edhe dy çmime të tjera për Last Week Tonight, duke arritur plot 32 fitore.

Mes humbësve të mëdhenj të mbrëmjes ishin The White Lotus, Only Murders in the Building, Abbott Elementary, The Bear dhe Paradise, që nuk morën asnjë çmim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *