Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Qeveria britanike është e gatshme të aplikojë një program të identifikuar si “parashikuesi i vrasjeve”, i cili mund të përdoret për të gjurmuar të dhënat personale të individëve që njihen nga autoritetet vendase si persona me rrezikshmëri të lartë dhe që janë kthyer në një kërcënim të madh për shoqërinë.
Ky program mundëson nxjerrjen e algoritmeve që zbërthejnë informacione të mijëra personave, përfshirë ata që janë dhe viktima krimesh.
Kjo skemë fillimisht mori emrin “projekti që parashikon vrasje”, teksa më vonë pësoi ndryshim duke u emërtuar si “shkëmbimi i të dhënave” për të përmirësuar vlerësimin ndaj çdo rreziku të mundshëm që mund të vijë prej tyre në çdo çast.
Për autoritetet britanike ky shihet si një investim i rëndësishëm pasi mund t’i ndihmojë ata të rrisin sigurinë publike dhe të ofrojë garancitë e duhura për t’iu paraprirë risqeve.
Sipas tyre, kjo skemë do t’u ndihmojë atyre që të rishikojnë karakteristikat e shkelësve potencialë drejt rrezikut të kryerjes së veprave të ndryshme penale.
Projekti do të krijohet posaçërisht për të siguruar prova të mjaftueshme të cilat lehtësojnë vlerësimin për çdo indicie të mundshme që mund të shkaktojë “vrasje”. Për ta, kjo mund të quhet dhe “arritje”, pasi kontribuon në mbrojtjen e shoqërisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)