Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Vënia në punë e një varianti të ri aplikacioni të kompanisë kineze të Inteligjencës Artificiale, Deep Seek, ka shkaktuar tërmet në tregjet financiare botërore të teknologjisë. Spikat dëmi kolosal që iu shkaktua kompanisë Nvidia që humbi një shifër rekord prej 593 miliardë dollarësh brenda 24 orëve, ose 17% të vlerës së saj.
Arsyeja është se vënia në punë e modelit R1 më herët gjatë këtij muaji tërhoqi vëmendjen e investitorëve dhe përdoruesve nga e gjithë bota. Ky model i ngjashëm me shërbimin CHAT-GPT shfrytëzon servera me procesorë me kosto shumë herë më të ulëta sesa konkurrentët amerikanë që përdorin ato të modelit Nvidia.
“Vënia në përdorim e Deep Seek nga një kompani kineze duhet të jetë një thirrje zgjimi për industrinë tonë, pasi duhet të jemi precizë për t’i konkurruar”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)