play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kriza e shtëpive në Spanjë, qeveria planifikon taksën e rëndë: Të mos ndahemi në dy klasa

today14/01/2025

Background
share close

Krizën e shtëpive, Spanja synon që ta luftojë përmes taksave. Të paktën ky është plani i momentit. BBC shkruan se Madridi zyrtar po planifikon që të vendosë një taksë 100% të vlerës së pronës që blihet nga banorët jo-rezidentë nga vende jashtë BE-së.

Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, kur njoftoi këtë vendim tha se masa e “paprecedentë” bëhet për të adresuar emergjencën e shtëpive në vend.

Banorët jo rezidentë jashtë BE-së blenë 27 mijë prona në Spanjë në vitin 2023. Sipas Sanchez, ata e bënë këtë jo për të jetuar në këto ndërtesa, por për të bërë para prej tyre.

“Diçka, që duke parë edhe kontekstin e mungesave që kemi sot, nuk mund ta lejojmë”, tha ai.

Lëvizja e qeverisë bëhet për t’u dhënë prioritet banorëve spanjollë, sipas Sanchez, i cili nuk dha detaje se si do të funksionojë kjo tarifë. Po ashtu mbetet e paqartë se si do ta kalojë në parlament ligjin, ku së fundmi Sanchez ka vuajtur për të kaluar legjislacione të ndryshme.

Qeveria spanjolle tha se propozimi do të finalizohet pas një studimi të kujdesshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%