play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Paralajmërimet e Trump për Groenlandën, Danimarka e hapur për dialog

today08/01/2025

Background
share close

Danimarka thotë se është e hapur për të biseduar me Donald Trump për shqetësimet e tij legjitime mbi sigurinë pasi presidenti i ardhshëm i Amerikës tha se po përgatitet për të përdorur tarifa ekonomike ose forcën ushtarake për të marrë kontrollin e Groenlandës që administrohet nga Danimarka.

Lars Løkke Rasmussen, ministri i Jashtëm danez, insistoi se nuk shikon një krizë politike, por tha se është në interesin e të gjithëve që të ulet temperatura e nxehtë në diskutime.

Ministri danez hodhi poshtë mundësinë që Groenlanda të bëhet ndonjëherë pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne e dimë plotësisht që Groenlanda ka interesat e veta. Nëse materializohen, Groenlanda do të bëhet e pavarur, por zor se ka ndonjë ambicie që të bëhet shtet federal në Shtetet e Bashkuara”, tha ministri Rasmussen.

Kundër kësaj ideje të Trump foli edhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot. “Nuk ka asnjë shans që BE-ja të lejojë ndonjë shtet tjetër në botë, cilido qoftë ai, që të sulmojë kufijtë e saj sovranë”, tha ai.

Barrot shtoi se edhe pse nuk beson se SHBA-ja mund të pushtojë Groenlandën, “kemi hyrë në një epokë ku po shikojmë kthimin e ligjit të më të fortit”. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në përgjigje të deklaratave të Trump se “gjithmonë aplikohen rregullat bazë, që kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”.

Danimarka do duhet të përballet me dy probleme tashmë. Së pari me kërcënimet e Trump dhe së dyti me kërkesat në rritje të klasës politike të Groenlandës që kërkon pavarësi të plotë nga Danimarka. Në fjalimin e fundvitit, kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, tha se vendi i tij ishte gati për të ndërmarrë hapat e mëdhenj dhe të thyejë “zinxhirët e kolonializmit”. Një vendim qeveritar ka kaluar duke hapur dyert e një referendumi.

Me shumë mundësi fuqitë e mëdha si Rusia, SHBA-ja dhe Kina të cilat po i sillen rrotull rëndësisë strategjike që ka ky vend do ta kundërshtojnë dhe popullsia prej 56 mijë banorësh e Groenlandës nuk do të fitojë pavarësi të plotë. Zgjedhjet e ardhshme lokale atje do të mbahen në Prill dhe mund të kthehen në një test për opinionin mbi të ardhmen kushtetuese të Groenlandës.

Në kohën që Trump bëri deklaratat e tij, djali Donald Trump Jr udhëtoi drejt Grondlandës.

“Këta njerëz ndihen se janë shfrytëzuar. Nuk janë trajtuar drejtë nga Danimarka. Ata po ndalohen së shfrytëzuari resurset e tyre natyrore. Është me të vërtetë një vend i mrekullueshëm”, tha Trump Jr.

Por kërkesat për pavarësi nuk i ka mohuar as kryeministrja daneze.

“Nëse Groenlanda në ndonjë pikë të caktuar merr ndonjë vendim ne do ta adresojmë si qeveri daneze. Mirëpo unë nuk dyshoj se jemi më të fortë sëbashku”, tha Mette Frederiksen.

SHBA-ja ka një bazë ushtarake në Groenlandë, të vendosur që në vitin 1941. Ajo siguron sisteme paralajmëruese për të monitoruar aktivitetin rus. Bazat e tjera janë braktisur që prej viteve 1970. Por me akujt që po shkrijnë rreth Groenlandës janë rritur mundësitë për rrugë të reja tregtare duke transformuar rëndësinë e Arktikut.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%