Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria mori vëmendjen kryesore të mediave italiane përgjatë këtij viti në mediat italiane. Në këtë konkluzion arrin raporti për 2024-ën i shoqatës “Carta di Roma” me aktivitet 13-vjeçar në fushën e mbikëqyrjes së mbulimit mediatik dhe korrektësisë së informacionit të shpërndarë prej tyre në Itali, për çështjet e emigracionit.
Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në Romë më 6 Nëntor të vitit të kaluar. Zbatimi i marrëveshjes ka kaluar një kalvar të gjatë pengesash deri më tani, pas kundërshtimeve nga opozita dhe pezullimit që i është bërë nga gjykatat italiane të zbatimit të saj.
Vëmendja për këtë marrëveshje ka qenë e lartë veçanërisht në muajt Shtator-Tetor, kur nisi dërgimi në kampin e Gjadrit i emigrantëve të parë të cilëve iu refuzua azili nga Italia dhe urdhri i gjykatave për rikthimin e tyre në vend.
Raporti, megjithatë vlerëson se këtë vit në mediat italiane është reduktuar me 42% rëndësia e lajmeve për emigracionin, në proporcion edhe me uljen e dyndjeve të tyre drejt këtij vendi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)