play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Korça në sytë e fotografëve nga Greqia

today18/11/2024

Background
share close

9 fotografë profesionistë nga Greqia eksploruan Korçën për 3 ditë, për të sjellë më pas në një ekspozitë impresionet që morën nga qyteti dhe banorët e tij. 18 fotografitë e ekspozitës, pasqyronin aspekte të ndryshme arkitekturore të Korçës, por edhe portrete të veçanta të njerëzve të rastësishëm. Artistët patën mundësi të fokusojnë çdo aspekt të Korçës, nga gjyrat e peizazhit tek përditshmëria e qytetit.

“Ne kemi bërë të gjithë Korçën edhe pse kemi ndërruar të gjitha stinët pothuajse në 4 ditë. Brenda diellit, brenda dritës me shi, me borë i kemi parë të gjitha ditë e natë, e kemi bërë gjithë Korçën një diçka që do ta shikoni edhe kur të shikoni fotografitë që kemi përzgjedhur. Është e pasqyruar gjithë Korça,” tha Aleksandrino Suljoti, kordinatori i Qendrës së Artit dhe Kulturës.

“Idea ime ishte të gjeja diferencat dhe ndryshimet që ka ky qytet. Është një qytet që duket se le të kaluarën pas, por pa humbur traditën dhe shikon në sy të renë. Fotografia ime ka tre nuanca të së bardhës, është një vend kulturor, që përfaqëson të kaluarën, modernen dhe kulturën, sepse është një kinema veroreKurse tek fotografia e dytë, është një prift në rrugicat e Korçës dhe drita që bie, tregon se diçka e re po lind”, tha Grigorios Moutsios

Fotografja Athina Perka, e cila ka fotografuar në 75 vende të botës, e konsideron Korçën një qytet të veçantë dhe të bukur në gjithçka.

“Jemi shumë të kënaqur dhe entuziastë edhe për mikëpritjen tuaj dhe veçoritë e qytetit. Më pëlqyen të gjitha në Korçë. 75 vende të botës kam fotografuar dhe Korça është e 76. Jemi të gatshëm të rikthehemi në Korçë me një grup më të madh fotografësh,” tha Athina Perka.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *