Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se borxhi publik në Shqipëri ka zbritur nga niveli i 72% në 56% të prodhimit të brendshëm bruto teksa ka shtuar se është zbritur dhe raporti i kredive me probleme. Në aktivitetin “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, Sejko deklaron se procesi i integrimit në Bashkimin Europian ofron sfida dhe mundësi për sektorin bankar dhe evidenton disa prej tyre.
Gent Sejko: Borxhi publik ka zbritur nga niveli i 72% në nivelin e 56% të prodhimit të brendshëm bruto. Kështu raporti i kredive me probleme, ka zbritur nga thuajse 23% në 4.6%. Në politikat e administrimit ekonomik, Shqipëria ka bërë progres. Banka e Shqipërisë ka adaptuar një kuadër modern të politikës monetare. Banka e Shqipërisë e fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare dhe të edukimit financiar. Ne kemi bashkëpunuar me partnerët tanë institucionalë. Ne kemi punuar për modernizimin e platformave të pagesave me fokus reduktimin e keshit në ekonomi. Ne po vëmë në zbatim strategjinë e Bankës Shqiptare për përfshirjen financiare.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)