Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Gjykata e Posaçme do të nisë të enjten gjykimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në privatizimin e fabrikës së bukës në Tiranë.
Gjykimi i kësaj çështje u pezullua për 1 vit në Shkurt të 2024 për shkak të arratisë së ish-zyrtarit të lartë dhe do të rinis me kërkesë të tij. Gjykata e Posaçme ka caktuar shqyrtimin në seancë paraprake të kërkesë për gjykim në 17 Tetor.
SPAK thotë se Ahmetaj shpërdoroi detyrën duke firmosur privatizimin e fabrikës së bukës, edhe pse gjykatat kishin njohur pronar një familje.
Nga ana tjetër ish-zyrtari i lartë nëpërmjet një sërë postimesh në Facebook, i mohoi akuzat, duke thënë se nuk mund të akuzohet për shpërdorim detyre kur nuk i ka sjell asnjë dëm shtetit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)