play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

“Dënimi do kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme”/ Vendimi i Apelit për Salianjin, zbardhet shkresa, Prokuroria njofton Kuvendin për ekzekutimin e masës

today27/09/2024

Background
share close

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD Ervin Salinaji.

Kjo vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar atë me një vit burg për kallëzim të rremë.

Më herët sot, Grupi Parlamentar i PD i kërkoi Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit, Kuvendi thotë se nuk ka nevojë, pasi Kushtetuta e përcakton qartë procedurën që ndiqet në rastin kur kemi një dënim të formës së prerë.

Urdhëroj ekzekutimin e vendimit penal nr 2900, datë 18.12.2019 të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marroë formë të prerë më date 26.09.2024 për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” (kryer në bashkëpunim) parashikuar në nenin 305 e 25 të Kodit Penal.

Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:

I dënuari duhet të vuajë dënimin në masën 1 vit burgim në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi i shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë, ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

  

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *