play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Mjekësia, ndryshon ligji/ Jo më pesë, studentët punë të detyruar vetëm tre vite

today16/09/2024

Background
share close

Rikthehet për diskutim ligji që i detyron studentët e mjekësisë të ofrojnë shërbim shëndetësor më parë në vendin e tyre e më pas të pajisen me diplomë. Por këtë radhë me disa ndryshime.

Nga 5 vite që ishte për studentët e vitit të parë është reduktuar në 3 vite dhe nga 1 deri në 2 vite për studentët e viteve të tjera.

Projektligji po diskutohet në komisionin e Arsimit dhe të Shëndetësisë për të marrë më pas miratimin në seancën e radhës në parlament.

Tanimë propozohet që  studentët e mjekisë do të kenë prioritet të punësohen në institucionet shëndetësore publike sipas nevojave, por nëse pas licencimit nuk punësohet brenda 3 deri në 9 muaj, duhet të paguhen me 80% të pagës së një mjeku.

Petrit Vasili: “Po si  të paguhen mjekë kot sepse 35  mjekë të specializuar dalin në vit, po 1500 të tjerë t’i paguajmë kot?”.

Klodiana Spahiu: “Janë bërë ndryshimet siç i ka kërkuar GJK”.

Studentët e Mjekësisë jo vetëm nuk janë dakord me këtë projektligj, por i kanë dërguar një letër Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë ku kërkojnë që dega Mjekësi e Përgjithshme të jetë prioritare dhe studentët që e ndjekin atë të paguhen sa paga minimale në vend.

Ndërkohë që kërkojnë të rritet pagesa për mjekët roje dhe rrjedhimisht edhe e specializantëve të cilët ofrojnë shërbim rojë gjatë fundjavave.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *