play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Trump-Harris, sot debati televiziv, CNN: Nëse zgjedhjet do mbaheshin tani, Trump fiton!

today10/09/2024

Background
share close

Miliona amerikanë presin të ndjekin sot debatin televiziv mes zv/presidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, i cili mund të përbëjë njërin prej momenteve kritike të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

Ishte pikërisht një përballje e ngjashme që vulosi fatin e ish shefit të Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, dështimi it ë cilit përballë rivalit republikan e detyroi t`i jepte fund përpjekjes për një mandate të dytë në krye të shtetit. Edhe pse debatet presidenciale zakonisht nuk vendosin rrjedhën e zgjedhjeve, mbrëmja e sotme konsiderohet se përfaqëson shansin më të mirë për Harris që të pengojë rikthimin historik të Trumpit.

Suksesi i saj në unifikimin e partisë, ku u shfaq si një zë i ri i ndryshimit të gjeneratave, nuk ka arritur deri më tani të cimentojë një rrugë të besueshme drejt 270 votave elektorale të nevojshme për të fituar presidencën. Në të vërtetë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot thotë CNN, ish-presidenti Trump, i cili ka sfiduar një seri akuzash penale si dhe një tentativë ndaj jetës së tij, mund të fitojë.

Dy kandidatët nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë zhvilluar asnjë bisedë në telefon, por të martën ata do të qëndrojnë në një distancë të afërt nga njëri-tjetri në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në qytetin e Filadelfias. Ata pritet të shkëmbejnë kritika me njëri-tjetrin për 90 minuta, ndërsa u përgjigjen pyetjeve të parashtruara nga dy gazetarë të kanalit ABC.

Ky mund të jetë debati i vetëm mes tyre në fushatën për presidencialet e nëntorit. Debati mbahet tetë javë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë përpara fillimit të votimit të hershëm në disa nga 50 shtetet e vendit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%