Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Me emocione dhe shumë lule ka nisur viti i ri shkollor 2024-2025. Nxënësit e klasave të para e përjetuan në mënyrë të veçantë. Arsimi parauniversitar hapi dyert këtë 9 shtator për rreth 350 mijë nxënës.
Në total, numri i nxënësve është i njëjtë me një vit më parë. Por lëvizjet demografike kanë bërë që në rrethe disa shkolla të mbyllen.
Në bashkinë Lezhë ka rreth 600 nxënës më pak. Në qarkun e Korçës 300 më pak dhe janë mbyllur 6 shkolla. Në Elbasan 500 nxënës më pak se një vit më parë.
25 shkolla, ku do të mësojnë rreth 10 mijë nxënës, janë tërësisht të reja, pjesa më e madhe e tyre në Tiranë.
Ndër risitë e këtij viti ishin librat falas edhe për klasat e 4, 8 dhe 9.
“Nëse kanë qenë shumë të përdorur edhe klasat e tjera i kanë marrë të rinj”, thotë Lulzim Lika, drejtor në shkollën 9-vjeçare “Klodian Tanushi”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale tha se arsimi në vend ka hyrë në një fazë të rëndësishme ku ndër të tjera ka në fokus aftësitë digjitale, kreative si dhe nxitjen e mendimit kritik.
“Këtë vit, 200 shkolla 9-vjeçare janë pajisur me 216 laboratorë Smart. Ky vit i ri shkollor i gjen mësuesit me pagat e rritura, duke mundësuar që mbi 30 mijë mësues të sistemit tonë arsimor të kenë pagë dinjitoze”, tha Manastirliu.
Rënia ka edhe në Elbasan duke bërë që të ketë 500 nxënës gjithsej më pak.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)