play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Linjë direkte ajrore Talin-Tiranë/ Begaj në Estoni takohet me homologun Alar Karis. Ja për çfarë diskutohet

today05/09/2024

Background
share close

Presidenti Bajram Begaj ka nisur vizitën zyrtare në Talin të Estonisë, në kuadër të një turi takimesh në Republikat Baltike.

Begaj u prit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial Kadriorg në Talin nga homologu estonez, Alar Karis, me të cilin zhvilloi takimin kokë më kokë dhe më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse.

Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, finalizimi i procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi për sigurinë kibernetike, Ukraina dhe reagimi kundër agresionit rus, ishin në fokus të bisedës në takimin kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve.

Begaj shprehu besimin se kjo vizitë do të rrisë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, si: turizmi, energjetika, siguria kibernetike, shërbimet elektronike dhe në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Kreu i Shtetit e konsideroi lajm të mirë vendosjen e linjës së re të përhershme Air Baltik midis Talinit dhe Tiranës.

Veç mundësive për rritjen e turizmit, Kreu i Shtetit theksoi faktin se mes dy shteteve ka ende hapësira për rritjen e investimeve estoneze në Shqipëri, si në energji, bujqësi, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në atë kibernetike.

Në takim u vlerësua ndihma estoneze ndaj Shqipërisë përballë pasojave nga sulmi kibernetik i vitit 2022 dhe, në këtë aspekt, Presidenti Begaj theksoi se ky bashkëpunim mund të thellohet përmes akademisë estoneze për trajtimin dhe kualifikimin e të rinjve shqiptarë në fushën kibernetike. Si dy vende në NATO, Shqipëria dhe Estonia janë të përkushtuara të avancojnë agjendën e bashkëpunimit për mbrojtjen kombëtare dhe hapësirën e përbashkët kibernetike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%