Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/08/2024
Kryeministri Edi Rama, përmes një video live nga Dhërmiu, ka folur për situatën e turizmit në vendin tonë. Rama tha se është thyer rekordi i hyrjeve në Shqipëri në një ditë të vetme. Kreu i qeverisë tha se këtë vit ka më tepër njerëz që shpenzojnë në Shqipëri. Rama tha se Shqipëria do ta fitojë sfidën e saj dhe se do jetë kampione e turizmit në rajon, duke iu përgjigjur edhe skeptikëve që e shohin ndryshe këtë sezon turistik në vend.
“Ca ditë pushim, si gjithnjë prej 10 vjet këtu në Dhërmiun magjik. Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri vetëm nga aeroporti Nënë Tereza dhe kufiri i Morinës edhe mu duk e udhës që ti ndaj me ju. Nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë. E dini sa më shumë se sa vjet? Mbi 350 mijë më shumë. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme: 44 mijë! Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendës dhe i paimagjinueshëm deri pak vite më parë.
Fatmirësisht për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që nuk pushojnë u zbraz Shqipëria, edhe nga shqiptarët tani, edhe nga turistët, sepse aeroporti i Tiranës po mbush vitin në krye të klasifikimit Europian për rritjen relative me vitet paraardhëse. Ndërsa në vlerë absolute, numër pasagjerësh për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, i cili historikisht ka qenë i pari dhe absolut në këtë rajon. Po edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës, ku mund lexohet çdo hyrje tregojnë se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa vjet, ndërsa në korrik 3 mijë më shumë, se korrikun e shkuar. Pra edhe ajo teoria keqdashëse e përhapur këtë sezon me teori të tjetra për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është një zero me xhufka.
Nga ana tjetër janë shifrat e të ardhurat e të ardhurave nga doganat e tatimet që edhe ato janë me rritje krahasuar me vjet, pikërisht sepse ka një rritje të konsiderueshme konsumatorësh krahasuar me vjet. Më shumë njerëz që shpenzojnë këtu në Shqipëri. Është e habitshme se sa të pamundur e ka një pjesë e jona t’i gëzohet suksesit të Shqipërisë, po kjo dihet. Megjithatë shyqyr që është një pjesë që zvogëlohet krahasimisht me Shqipërinë që rritet e forcohet. Madje jo vetëm kaq, po për disa është për të thënë shyqyr që i kemi, tamam si atë hudhrat në dyert e shtëpive, që e mbrojnë vendin nga syri i keq.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)