Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/08/2024
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar se është caktuar tavani për orët e punës që do të lejohen të punojnë doktorët në sektorin privat.
“Ndryshimet që kemi propozuar në ligjin dhe që u miratuan sot me vendimin më të fundit të qeverisë, në ligjin për urdhrin e mjekëve, kryesisht konsistojnë në bërjen publike dhe transparente të gjithë informacionit për profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimeve të tyre dhe private.
Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është edhe miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë akoma më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat e publike, lidhur me punësimin e tij edhe privatisht.
Kemi bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse që do të tregojnë veprimtarinë e tyre”, tha ministrja Koçiu.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)