Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sot në Kuvendin e Shqipërisë është propozuar për shqyrtim dhe miratim një amendament “për disa shtesa dhe ndryshime” në Kodin Zgjedhor.
Kërkesa ka ardhur nga ish-ministrja Etilda Gjonaj, deputetja Dhurata Çupi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrja Elisa Spiropali dhe demokratja Albana Vokshi. Pavarësisht krahut politik, ato janë bërë bashkë për një kërkesë që ka të bëjë me ruajtjen e kuotave gjinore në listat zgjedhore.
Në shkresën zyrtare thuhet se kërkohet të shtohet paragrafi:
“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri, hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.”
Theksojmë se opozita e mazhoranca kanë rënë dakord në parim për 2/3 e listave zgjedhore të hapura. Kandidatët e listës shumëemërore rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave.
Sot pritet që në Kuvend të votohen edhe ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu ligji i ri për Policinë e Shtetit dhe ai për Prodhimin e Armëve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)