Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Arti shqiptar në zi.
Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Poeti dhe autori i shumë këngëve të njohura ndodhej në reanimacion që prej së shtunës pasi pësoi hemorragji cerebrale.
Lajmin e hidhur e bëjnë të ditur familjarë e miq të tij, siç raporton ‘Tv Klan’. Këta të fundit kanë përcjellë ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
Mësohet se varrimi do të bëhet nesër në Tiranë, homazhet do të mbahen në orën 11:00.
Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia”.
Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)