Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Populisti i djathtë Geert Wilders krijon koalicionin e tij të parë qeveritar në Holandë me dy parti të djathta dhe një liberale që përcaktojnë për herë të parë sipas dëshirës së tyre drejtimin e vendit.
Pavarësisht shumë humbjeve ndër vite, Wilders që për herë të parë në parlament hyri para 18 vitesh, arriti të fitojë mbështetje me programin e tij ksenofob dhe skeptik ndaj Europës.
Në zgjedhjet e para 6 muajve partia PVV e Wilders-it doli nga zgjedhjet me gati 24 përqind, duke u përvijuar si forca më e madhe politike. Megjithatë atij iu desh të heqë dorë nga pretendimi i tij për postin e kryeministrit. Katër partitë e koalicionit ranë dakord për krijimin e qeverisë, gjysma e së cilës përbëhet nga politikanë të partive dhe gjysma tjetër nga ekspertë apo teknicienë.
Në sondazhe partia e tij për zgjedhjet europiane nga 6 deri më 9 qershor renditet e para me 22 përqind. Në Parlamentin Europian PVV e Wilders-it do të bashkohej me grupin e ekstremit të djathtë “ID”, ku bën pjesë edhe aleatja e Wilders-it Marine Le Pen me “Rassemblement national” nga Franca, populistët e djathtë të FPÖ nga Austria dhe AfD e Gjermanisë. Të katërta këto parti kryesojnë në vendet e tyre në sondazhet për garën elektorale për Parlamentin Europian.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)