Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria po konkurron Greqinë sa i përket turizmit dhe këtë po e bën falë kostove të arsyeshme. Suksesi i shtetit fqinj vjen më një faturë të lartë për turistët, por për fat të mirë, shkruan e përditshmja gjermane “Moin.de”, ekziston një alternativë, që është vendi ynë. Me plazhe të gjera me rërë, gjire të vegjël dhe ujëra kristal, vendi ynë ofron për turistët pushime të paharrueshme.
Bie në sy veçanërisht qyteza bregdetare e Ksamilit, nga ku më pas udhëtarët mund të nisen në Parkun Kombëtar të Butrintit. Ksamili nuk është i vetmi destinacion që rekomandon media gjermane, por edhe qytet portin e Vlorës, i cili është gjithashtu perfekt për pushime verore.
Ky qytet ndodhet në jugperëndim të vendit, në Rivierën Shqiptare dhe sipas ekspertëve të udhëtimeve, ofron një nga plazhet më të bukura në rajon. Turistët mund të vizitojnë Lagunën e Nartës ose të bëjnë një udhëtim me varkë në Gjirin e Gramës.
Koha më e mirë për të përditshmen gjermane për pushime në Shqipëri fillon tani. Fluturimet nisin nga vetëm 70 euro dhe koha e fluturimit është e shkurtër. Nisur nga ky fakt Shqipëria pritet të tërheqë edhe më shumë turistët gjermanë të bëjnë pushimet e tyre këtu.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)