Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/03/2024
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Chew reagoi ndaj atij që e përshkroi si “votim zhgënjyes” nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, që miratoi të mërkurën projektligjin sipas të cilit aplikacioni i njohur ose duhet të shkëputet nga kompania kineze ByteDance që e ka në pronësi, ose të shesë versionin amerikan të tij, në mënyrë që të vazhdojë të lejohet përdorimi i tij në Shtetet e Bashkuara
“Ky legjislacion, nëse firmoset e bëhet ligj, do të çojë në një ndalim të TikTok në Shtetet e Bashkuara,” tha Chew në një video të postuar në platformën X. “Edhe vetë mbështetësit e projektligjit e pranojnë se ky është qëllimi i tyre. Kjo nismë i jep më shumë fuqi një grushti kompanish të tjera të mediave sociale”, shkruan ai. Chew se ndalimi i aplikacionit do të ndikonte negativisht mbi bizneset e vogla dhe do të vinte në rrezik “më shumë se 300,000 vende pune amerikane”.
“Ne besojmë se mund ta kapërcejmë këtë situatë së bashku. Mbroni të drejtat tuaja kushtetuese. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet,” vazhdon mesazhi i tij. Projekt-ligji dypartiak i jep TikTok-ut gjashtë muaj kohë për t’u shkëputur nga kontrolli i huaj, përfshirë daljen nga pronësia e kompanisë ByteDance. Sipas ligjvënësve amerikanë, kompania ByteDance kontrollohet nga qeveria kineze, e cila mund të kërkojë në çdo kohë të ketë qasje tek të dhënat e konsumatorëve të TikTok-ut në SHBA në çdo kohë që dëshiron.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)