Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/02/2024
Pacientët prej 5 ditësh nuk mund të marrin barna me rimbursim.
Sistemi elektronik që lidh farmacitë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili rimburson barnat dhe sistemi që lidh farmacitë me mjekun e familjes, i cili nënshkruan recetat e barnave me rimbursim, është bllokuar.
Mjekë të familjes konfirmojnë duke u shprehur se janë vënë në vështirësi me pacientët, pjesa më e madhe e tyre të moshuar të cilët duhet të shkojnë disa herë në qendra shëndetësorë.
Ndërkohë burime nga FSDKSH pohojnë se ky bllokim i sistemeve elektronike vjen nga Akshi dhe pritet të zgjidhet së shpejti.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)