Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Vendin e akullnajave po e zënë shkurret dhe ligatinat që prodhojnë metan që po kthehet në një këmbanë alarmi
Zona e humbjes së akullit të Groenlandës në tre dekadat e fundit është afërsisht 36 herë më e madhe se qyteti i Nju Jorkut që po i lë vendin me shpejtësi ligatinave dhe shkurreve.
Duke analizuar imazhet satelitore, shkencëtarët kanë zbuluar se Groenlanda ka humbur 28,707 kilometra katrorë akull në periudhën prej tre dekadash dhe paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë pasoja të rënda.
Sasia e bimësisë në Groenlandë u dyfishua midis mesit të viteve 1980 dhe mesit të viteve 2010, pasi pjesët e vendit që dikur ishin të mbuluara me akull dhe borë u shndërruan në shkëmbinj djerrë, ligatina ose zonë shkurresh.
Hulumtimet e shkencëtarëve tregojnë një pothuajse katërfishim të ligatinave në të gjithë Groenlandën, të cilat janë burim i emetimeve të metanit.
Temperaturat më të ngrohta të ajrit kanë shkaktuar humbjen e akullit, gjë që nga ana tjetër ka rritur temperaturat e tokës duke shkaktuar gjithashtu paqëndrueshmëri, e cila sipas ekspertëve në të ardhmen mund të ndikojë në infrastrukturë dhe ndërtesa. Groenlanda është ngrohur me dyfishin e normës mesatare globale që nga vitet 1970, dhe shkencëtarët paralajmërojnë se temperaturat më ekstreme në të ardhmen ka të ngjarë të shkrijnë fare akullin.
Ky është ishulli më i madh në botë dikur i mbuluar nga akulli dhe akullnajat. Rreth 57,000 njerëz jetojnë në vend dhe shumica e popullsisë është vendase mbështeten në ekosistemet natyrore për mbijetesën e tyre.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)