Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qeveria Shqiptare vendosi një kusht për çdo student të mjekësisë, ku pas përfundimit të studimeve të punonin për 5 vite në Shqipëri dhe të mos largoheshin për emigrim. Mirëpo Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme këtë kusht të qeverisë shqiptare duke mos lejuar mbajtjen ‘peng’ të diplomës së studentëve për 5 vite në Shqipëri.
Gjykata thekson se: “Në kuadër të testit të proporcionalitetit, Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se neni 6 i ligjit ka ometim ligjor. Ometimi ka të bëjë me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, sipas nenit 49 të Kushtetutës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim. Gjykata e analizoi çështjen edhe në këndvështrimin e parimit të sigurisë juridike dhe të barazisë para ligjit”.
Më tej u ngarkua që Kuvendi i Shqipërisë brenda 3 muajve të plotësojë këtë boshllëk ligjor të krijuar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)