Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
155 vota pro dhe 115 kundër. Drafti i kalon Senatit
Parlamenti italian i jep dakordësinë e parë marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët e jashtëligjshëm.
Dhoma e Ulët, ajo e deputetëve miratoi me 155 vota “Pro”, 115 Kundër dhe 2 abstenime marrëveshjen e nënshkruar në Romë më 6 Nëntor nga kryeministrat Rama e Meloni, për ngritjen e një qendre pritjeje për azilkërkuesit për llogari të Italisë në territorin shqiptar.
Marrëveshja parashikon ngritjen e një kompleksi për pritjen e jo më shumë se 3 mijë emigrantëve. Kompleksi përfshin një zyrë regjistrimi në Portin e Shëngjinit, ku mbërrijnë emigrantët që shpëtohen në ujërat mesdhetarë përballë brigjeve italiane dhe akomodimin e tyre në kampin që do të ngrihet në ish-bazën ushtarake ajrore të Gjadrit ku ata do të strehohen gjatë periudhës së kryerjes së procedurave, ku vlerësohet nëse plotësojnë apo jo kriteret për të përfituar azil në Itali.
Administrimi i qendrës do të kryhet plotësisht nga qeveria italiane, ndërsa pala shqiptare është përgjegjëse vetëm për sigurinë e jashtme. Ndërtimi i strukturave nis që këtë vit, ndërsa funksionimi zgjat për 4 vite duke nisur nga 2025-a. Miratimin përfundimtar, marrëveshjes pritet tashmë t’ia japë edhe senati italian.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)