Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/01/2024
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij për gazetarët pas Samitit të BE në Shkup, u shpreh se atmosfera e përgjithshme ka qenë pozitive dhe është folur për hapa konkretë që do të lehtësojnë integrimin e rajonit në BE dhe mundësinë e integrimit në tregun e përbashkët rajonal.
Kreu i qeverisë shtoi se si Unioni si përfaqësues të SHBA e kanë bërë të qartë se kush bllokon procesin për një shtet tjetër, në fakt do të pengojë veten.
“Atmosferë pozitive. U fol për punë konretë. Për temat e sfidës së madhe që është përfitimi me sukses i gjithë rajonit nga plani i rri i rritjes së BE dhe mundësia e integrimit në tregun e përbashkët.
Është e qartë, iu bë e qartë dje dhe sot nga BE dhe SHBA se në këtë proces nuk ka asnjë hapësirë dhe asnjë dëshirë për të dëgjuar çështje të natyrës politike e bilaterale. CCdo vend që do bllokojë tjetrin në proces do bllokoje veten”, tha Rama.
Rama foli edhe në lidhje me “Ballkanin e Hapur”, ku tha se ishte i nevojshëm integrimi brenda rajonit, në mënyrë që Ballkani të jetë gati për integrimin në BE.
“U bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve. Më rezulton që ky format dhe këto kërkesa që ka sot BE nga të gjithë ne për të na dhënë mundësinë të marrim shumë më tepër mbrapsht në aspektin ekonomik, flasin vetë për atë që më ka rënë goja gjithë këto vite. Që duhet të integrohemi brenda rajonit, që të jemi gati për në BE. BE e ka bërë shkak që nëse nuk jemi bashkë, ai që do bëhet pengesë do pengojë veten”, tha ai.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)