play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Trump fiton mbështetjen partiake në Ajoa, i hapet rruga për garën e presidencës

today16/01/2024

Background
share close

Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp (o. Trump) ka dalë i pari nga mbështetja partiake në shtetin e Ajoas, duke u konfirmuar si kandidati republikan që do të tentojë edhe një herë për t’u ulur në karrigen e kryeshtetarit të SHBA-së.

Fitorja e tij ishte e pastër kundrejt dy rivalëve kryesorë: guvernatori i Floridës Ron DeSantis rezultoi i dyti me vota, ndërsa e treta doli ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, Niki Heili (o. Nikki Haley).

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Tramp u përpoq të jetë pajtues, duke vënë theksin te bashkimi i kombit amerikan.

Ndërsa z. DeSantis tha se kundërshtari Tramp u tregua tejet agresiv përpara garës. “Nuk na la gjë pa thënë,” u shpreh guvernatori amerikan.

Mediet amerikane raportuan se nga 40 delegatë me të drejtë vote, 16 u fituan nga ish-presidenti Tramp dhe katër delegatë u rreshtuan krah znj. Heilit dhe z. DeSantis.

Ish-kreu i shtetit synon të rivalizojë presidentin Xho Bajden për karrigen më të lartë të shtetit, i cili reagoi menjëherë pas shpalljes së rezultatit.

Zgjedhja do të ishte gjithmonë mes jush dhe meje kundër republikanëve ekstremistë. Kështu ka qenë dje dhe kjo do të jetë e vërteta edhe nesër,” shkroi presidenti Bajden në rrjetin “X”, duke apeluar mbështetësit që të financojnë fushatën tij.

Përballë z. Tramp gjenden sfida si brenda radhëve të partisë, edhe beteja ligjore.

Ish-presidenti republikan akuzohet për rolin që luajti në rebelimin e 6 janarit 2021 në Kapitol, dyshohet se ndërhyri për të manipuluar votat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij, pa leje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *