Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/01/2024
Pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp ku dha detaje se çfarë ndodhi. Ai theksoi se këtë herë mbledhja tradicionale maratonë e shumicës qeverisëse ka patur 3 sesione ku në fokus ka qenë parlamenti, institucionet qendrore dhe në fund një mbledhje e ngushtë e kabinetit qeveritar.
“Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisë, me veprimtarinë politike, parlamentare, qeveritare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt dhe duke hyrë në çdo sektor madje edhe nënsektor”, u shpreh Rama.
Para se të kalonte tek pyetjet e gazetarëve, kryeministri Edi Rama u ndal në disa prej çështjeve më të rëndësishme që u diskutuan dhe që kanë të bëjnë me ato infrastrukturore. Ai theksoi se brenda këtij viti do të hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar për të cilin tha se është nevralgjik si pjesë e Korridorit Blu.
Për kryeministrin duke parë edhe mënyrën si ka ecur puna do të përfundojë segmenti i parë hekurudhor Tiranë-Durrës.
“Jemi në kalendar për të përfunduar me segmentin e parë hekurudhor Tiranë-Durrës, sipas gjasave brenda vitit dhe kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave që duhen për të lidhur 10 stacione të tjera nga Kashari deri në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për të filluar punën për Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane financimin për rrugën Durrës-Rrogozhinë, kemi përgatitur aplikimin tjetër për të shkuar më poshtë Rrogozhinë-Pogradec, që të kompletojmë Korridorin VIII me vijën hekurudhore”, tha ai.
Sa i përket projektit strategjik hekurudhor Durrës-Prishtinë, ai theksoi se ka një dakordësi nga të dyja qeveritë që vija hekurudhore të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe të përfundojë në Prishtinë.
“Ka një dakordësi në parim nga të dyja strukturat përkatëse të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra, për sa kohë, po të kemi Vorë-Hani i Hotit, nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, u shpreh Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)