play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Britania merr komandën e forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s

today28/12/2023

Background
share close

Britania në vitin 2024 do të marrë kryesimin e VJTF të NATO-s (Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë), duke vënë në gatishmëri mijëra ushtarë. Forca në fjalë u formua pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe rolin udhëheqës e marrin me rotacion çdo vit vendet anëtare të NATO-s.

Britania do të marrë drejtimin nga Gjermania më 1 janar, duke rifilluar udhëheqjen e VJTF pas 2017.

Ndryshimi i komandës së forcës VJTF të NATO-s vjen ndërsa Ukraina vazhdon të luftojë kundër pushtuesve rusë. Lufta në Ukrainë po i afrohet dy viteve që nga fillimi i saj dhe askush nuk mund të parashikojë se sa mund të zgjasë, pasi kundërsulmi i nisur nga forcat e armatosura ukrainase gjatë verës nuk arriti të ndryshojë ekuilibrin në fushën e betejës.

“Mbretëria e Bashkuar është në zemër të NATO-s. Duke komanduar Forcën e Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë të NATO-s në vitin 2024, ne po marrim një tjetër rol udhëheqës në Aleancë, duke dërguar një sinjal të qartë se Britania po rrit angazhimet e saj të mbrojtjes globalisht ndërsa NATO hyn në vitin e saj të 75-të”, tha Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.

“Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar janë të gatshme, në çdo kohë, të mbrojnë aleatët tanë dhe të mbrojnë interesat kombëtare të Britanisë,” siguroi ai.Sekretari britanik i Mbrojtjes nënvizoi gjithashtu se “bota është më e rrezikshme dhe më kontestuese sesa ishte dekada më parë dhe ne kemi nevojë për NATO-n më shumë se kurrë. Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj janë të përkushtuar për të mbështetur NATO-n dhe atë që ajo përfaqëson”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *