play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Videot e vjetra në Instagram humbasin një pjesë të rëndësishme

today08/12/2023

Background
share close

Shumë video të hershme të postuar në Instagram nuk kanë më audio. Video të postuara përgjatë më shumë se një viti tashmë janë pa zë dhe rezulton një problem kur përpiqesh të luash audion shoqëruese. Problemi duket se ka prekur videot që janë postuar përpara fundit të vitit 2014.

Është e vështirë të përcaktohet se çfarë po ndodh, por videot e postuara nga qershori 2013 kur Instagram shtoi videot në platformë e deri në tetor 2014 tashmë janë pa audio.

Kjo e fundit nuk funksionon pavarësisht nëse videoja vendoset në kompjuter, iOS apo Android. Duket se pjesa më e madhe ose në mos, të gjitha videot në këtë periudhë kohore janë prekur nga  ky problem që rezulton të jetë i Instagram dhe jo të ketë lidhje me të drejtat e autorësisë.

Për përdoruesit besnikë të Instagram, mungesa e audios në videot e vjetra mund të jetë një humbje e madhe. Postimet janë pjesërisht një mënyrë për të ruajtur kujtimet dhe shpesh audioja shoqëruese luan rol të rëndësishëm në veëantinë dhe rëndësinë e videos.

Duket se problemi ka nisur më herët gjatë këtij viti. Meta ka njoftuar se po punon për zgjidhjen e tij,  por nuk ka dhënë asnjë afat kohor.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *