play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Opera italiane, trashëgimi e UNESCO-s

today07/12/2023

Background
share close

Opera apo kënga lirike italiane shpallet nga Unesco Trashëgimi Kulturore e Njerëzimit.

Pas kërkesës dhe një pune të gjatë, një ekselencë tjetër e Italisë, merr titullin e merituar zyrtarisht, në listën e trashëgimisë botërore jomateriale. Pavarësisht se shumë kombe kanë një traditë të gjatë e të shkëlqyer në këtë gjini, opera lindi e u rrit në Itali, që ende sot është vendi që ka më shumë teatro operash në botë përkatësisht 62, dhe që në mënyrë universale është konsideruar gjithnjë “atdheu i saj”.

Lindi në fund të shekullit  XVI dhe fillim të  XVII nga një grup intelektualësh fiorentinë, që vendosën të krijonin gjininë e re muzikore. Më pas, njohu një zgjerim të madh në epokën Baroke, kryesisht në Venezia, Napoli dhe Romë. Fillimisht konisderohej një spektakël për oborret mbretërore e më pas edhe për elitën intelektuale e klasën aristokrate.

Sot teatri i operas më antik ende në funksion në botë është “San Carlo” i Napolit i ndërtuar në vitin 1737, i pasuar nga “La Scala” i Milanos që hapi siparin në 1778, e ai i Venezias, “La fenice”, 1792.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%