play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Banesat me qira ditore, regjistrohen vetëm 40% e tyre

today27/11/2023

Background
share close

Të gjitha njësitë e banimit të cilat jepen me qira afatshkurtër, do të duhej të regjistroheshin në Qendrën Kombëtare të Biznesit prej datës 1 Nëntor 2023.

Ishte platforma “Booking”, ajo që detyroi deklarimin e NIPT-it për pronarët e njësive akomoduese, ndryshe subjekti do të paguajë 20% TVSH. Por pas një muaji nga ky njoftim, të dhënat reale flasin për më pak se 40% të subjekteve të formalizuara.

“Ka akoma klientë apo individë që punojnë jashtë këtyre platformave duke përdorur rrjetet sociale për të ofruar këto shërbime, pastaj janë shumë të vështira për t’u gjetur.”

Në Nëntor të këtij viti, numri i strukturave me qira ditore në dy platformat ndërkombëtare “Booking” dhe “AirBnb” arriti në rreth 25 mijë apartamente/banesa, ndërsa në AirBnB, kjo shifër shkon në 15800 prona të listuara. Ekspertët thonë se pronarët e pasurive duket se po e shtyjnë regjistrimin deri në sezonin e ardhshëm turistik.

“Një pjesë e tyre i kanë kthyer apartmentet që kanë përdorur deri dje me qira ditore në vjetore, pjesa tjetër kanë mbajtur duke provuar se çfarë do të ndodhë më mbrapa.”

Përveç mungesës së formalizimit, zhvillimi i vrullshëm i tregut të qirasë afatshkurtër, po dëmton edhe sektorin e qiradhënies afatgjatë, ku sipas agjencive po mungojnë pronat për dhënie me qira afatgjatë dhe çmimi i qirave është rritur ndjeshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *