Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/11/2023
Zëri fantastik i Edith Piaf do të mrekullojë sërish fansat në filmin që do të rrëfejë për jetën e saj, edhe pse ka vdekur 60 vite më parë.
Rikrijimi i zërit të saj nga inteligjenca artificiale do të jetë rrëfimtari i “Piaf”. Shkencëtarët e Warner Music Group kanë trajtuar inteligjencën artficiale duke përdorur qindra regjistrime të Piaf, disa edhe 80-vjeçare për të ‘ringjallur’ zërin dhe imazhin e artistes.
Përveç imazheve të arkivuara do të përdoret edhe animacioni për të rrëfyer se si Piaf u kthye në një ikonë, duke përfshirë edhe detaje të panjohura Julie Veille e cila ishte ideatorja e filmit, thotë se kjo do “të ndihmojë për të sjellë historinë në shekullin XXI”.
Filmi do të ketë regjistrime origjinale të këngëve ikonike si “La Vie en Rose” dhe “Non, Je ne regrette rien”, ndërsa pjesa tjetër do të jetë tërësisht e prodhuar nga inteligjenca artificiale.
Ngjarjet do të vendosen në periudhën 1920-1960 dhe do të përshkruhet se si Piaf nga një njeri i thjeshtë u shndërrua në ikonën e Francës. E lindur në vitin 1915, nga një akrobate dhe një këngëtar, ajo mbeti me gjyshen që drejtonte një bordel kur prindërit e saj udhëtonin për të performuar.
Ajo e nisi karrierën muzikore në moshë të re kur i ati kuptoi që fitonte më shumë në rast se e merrte për të kënduar me të. Piaf u bë e famshme në vitet 1940 por Lufta e Dytë Botërore e la pezull karrierën e saj.
Gjatë luftës, ajo u akuzua se bashkëpunonte me nazistët gjermanë pasi këndonte në kampet e përqendrimit për të burgosurit francezë. Piaft pësoi tre aksidente me makinë, ishte e varur nga morfina dhe ndërroi jetë në vitin 1963 kur ishte vetëm 47 vjeçe.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)