play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Libri i rrallë i njeriut që shpiku shenjën e barazimit shitet për 10.000 Paund

today02/11/2023

Background
share close

Një libër i rrallë astronomie i shekullit XVI i shkruan nga një uellsian është shitur në ankand për 10.000 Paund.

Botimi i parë i “Kështjellës së Dijes” nga Robert Recorde, njeriu që shpiku shenjën e barazimit u publikua në 1556. Kjo ndodhi 8 vite përpara lindjes së Galileo Galileit, babait të astronomisë.

Libri u gjet në një kuti me libra të rrallë dhe u konsiderua një zbulim “i mrekullueshëm”. Jim Spencer nga Hansons Auctioneers tregon për “BBC” se kishte blerë rreth 40 libra të periudhave të ndryshme.

“Ky libër më tërhoqi, kishte një kopertinë druri alegorike dhe ilustrime tërheqëse. Dukej i veçantë”. Ai shton se libri ka humbur disa fletë për shkak të kohës por është i ruajtur mirë.

“Zakonisht për një koleksionist librash kjo do ta ‘skualifikonte’, por meqë është shumë i rrallë dhe i rëndësishëm, mendoj se koleksionistët duhet t’ia anashkalojnë mangësitë dhe ta vlerësojnë fakti që nuk mund ta blejnë askund tjetër”.

Spencer shpjegon edhe rëndësinë e këtij libri. “Recorde ishte një akademik jo shumë i njohur. Të gjithë kanë dëgjuar për Njutonin ose Galileon, por pse jo për të? Ai shpiku shenjën e barazimit dhe i njohu anglezët me simbolet ekzistente të plusit dhe minusit. Megjithatë shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për të për shkak të fundit të tij tragjik sepse vdiq në burg”.

Një kopje e librit të Recorde është shitur në vitin 2007 në ankand për 74.200 Paund.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *